Si hodhi dritë skandali me platformën LinkedIn mbi spiunazhin kinez

01:24 | 2 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Studenti i doktoraturës pranoi se kishte përdorur rrjetin social LinkedIn për të shënjestruar ushtrinë dhe qeverinë amerikane. Dickson Yeo, një studiues në Universitetin George Washington, i pëlqente të shiste si të mirëqëna lidhjet e tij në SHBA dhe Azi.

Duke lidhur Amerikën e Veriut me Pekinin, Tokion dhe Azinë Jug-Lindore”, shkruante kandidati i doktoraturës nga Singapore në profilin e tij në LinkedIn, ku reklamonte të dhënat e tij si një analist politik mbi rreziqet që i kanosen sigurisë, si dhe me lidhje me qindra politikëbërës në kryeqytetin amerikan.

Por javën e kaluar Z. Yeo pranoi në gjykatë se ai kishte punuar për shërbimin e inteligjencës kineze. Ai përdorte rrjetin e mediave sociale LinkedIn për të shënjestruar qytetarët amerikanë në ushtri dhe qeveri dhe për të marrë informacione prej tyre.
Rasti tregon frikën në rritje te agjencive të inteligjencës në të gjithë botën se ata nuk janë në gjendje të parashikojnë përpjekjet gjithnjë e më të mëdha të Kinës për spiunazh në internet, të drejtuara ndaj zyrtarëve të sigurisë të nivelit të lartë.

Spiunët e huaj vazhdojnë të përdorin në mënyrë agresive profile të rreme në faqet e rrjeteve profesionale si Lynkedin për të shënjestruar amerikanët që kanë qasje në sekretet qeveritare ose tregtare,” tha Bill Evanina, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kundërzbulimit dhe Sigurisë, organi qeveritar federal që udhëheq përpjekjet e SHBA të kundërzbulimit.

Spiunët dihet se shfaqen si njerëz që ofrojnë mundësi pune në bizneset e mëdha ose njerëz me karrierë tërheqëse në mënyrë që të lidhen me individë që shihen si burime të mundshme informacioni, shpjegoi ai, duke përmendur se mijëra njerëz ishin në shënjestër të faqeve të rrjeteve në internet, të cilat tradicionalisht përdoren për të treguar kredencialet profesionale ose sigurimi një punë të re.

Ryan Kalember i Proofpoint, një grup që merret me sigurinë kibernetike, tha se ngjarjet e fundit kishin krijuar një “stuhi të përsosur” për fushatën e spiunazhit kinez të Kinës. Karantina për parandalimin e koronavirusit bëri që shumë më tepër njerëz të shpenzonin sasi të mëdha kohe në shtëpi dhe në internet ndërsa rritja e tensioneve SHBA-Kinë krijoi një nxitje për të rritur veprimtarinë e spiunazhit, tha ai.

Agjensitë e inteligjencës kineze dhe ruse kanë kryer vitet e fundit fushata në internet duke synuar faktorët me ndikim në SH.B.A., Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Australi dhe Gjermani, ndër të tjera. Agjensitë e inteligjencës amerikane gjithashtu krenohen me aftësinë e tyre për të “vjedhur” sekretet.

Vitin e kaluar një llogari e LinkedIn që pretendonte se i përksite një eksperti Rus në Qendrën prestigjioze për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare të quajtur “Katie Jones” doli të ishte një person i rremë – e krijuar nga inteligjenca artificiale. Rreth të njëjtën kohë një ish oficer i CIA-s, Kevin Mallory, u dërgua në burg për 20 vjet për akuzen e komplotit për të dhënë informacion të klasifikuar ndaj inteligjencës kineze, pasi ishte kontaktuar në LinkedIn.

Deklarata mbi veprën penale të Z. Yeo përshkruante një “varësi” për të rekrutuar që nxitej nga algoritmi i LinkedIn. Tani 39 vjeç, ai ishte rekrutuar nga inteligjenca kineze në vitin 2015 kur si student në Universitetin Kombëtar të Singaporit udhëtoi në Pekin për një prezantim.

Unë do të mbaroja doktoraturën time në filozofi, e cila është e gjitha për shkencat politike. . . E gjithë kjo histori buron nga kjo,” i tha ai gjyqtarit përgjegjës për çështjen e tij.

Me anë të llogarisë së tij në LinkedIn, ai “u lidh” me zyrtarë të departamentit të shtetit, ish komandantë ushtarakë, specialistë të Kinës në Pentagon dhe ekspertë të ekspertëve, disa prej të cilëve i thanë Financial Times se kishin pranuar kërkesat e tij të miqësisë pa u menduar.

Ekspertët kibernetikë besojnë se Kina po ndërton një bazë të dhënash të njerëzve të prekshëm nga shantazhet, duke iu referuar informacioneve nga hakimet e kaluara të kompanive perëndimore që siguruan detaje personale të miliona njerëzve.
Në vitin 2018 Z. Yeo ngriti një kompani të rreme këshillimi për të postuar lista të vendeve të punëve vakante, ku pati më shumë se 400 aplikime, dhe rekrutoi tre punonjës të qeverisë amerikane, sipas pohimeve të tij në gjykatë.

Është një propozim me kosto të ulët, me rrezik të ulët për ta dhe gjithçka që ju nevojitet është që një person që ha karremin,” tha z. Evanina, i cili u bëri thirrje njerëzve që të praktikojnë “higjenën bazë kibernetike” kur kontaktohen në internet duke vërtetuar identitetin e një personi dhe kufizimin e informacionit personal të shpërndarë në internet.

Një burrë – i cili u konfirmua nga Forcat Ajrore të SH.B.A.-së se ishte një “specialist i sigurisë” i caktuar në një bazë amerikane – filloi një korrespodencë pesë-vjeçare me Z. Yeo në LinkedIn dhe përmes thirrjeve telefonike.

Ai tha se po bënte punë këshilluese, kryesisht në Azi, që merrej me japonezët dhe në një farë mase me klientët në Kinë,” një person me njohuri për këtë çështje tha për Z. Yeo, duke shtuar: “Ai po kërkonte ndihmë.”

Edhe pse ata nuk u takuan kurrë, specialisti i sigurisë – i cili në LinkedIn pretendon të ketë pasur leje sigurie “sekrete” – I bëri përshtypje aspirata akademike, dbësitë dhe presioneve familjare të Z. Yeo në Singapor, tha personi. Specialisti i sigurisë pranoi të shkruante një raport për “fuqinë e butë” për Z. Yeo, por nuk e dorëzoi kurrë atë.

Personi me njohuri për këtë çështje tha që specialisti i sigurisë nuk pranonoi para ose të jepte informacione të klasifikuara. Por ai “rekomandoi” Z. Yeo në LinkedIn në të paktën tetë kategori, duke përfshirë “diplomacinë”, “marrëdhëniet e qeverisë” dhe “shkrimin e propozimeve”.

Në një rast tjetër, të përshkruar në dosjet gjyqësore, Z. Yeo dërgoi pagesa për një llogari bankare të gruas së një oficeri të ushtrisë, të caktuar në Pentagon, i cili tha se ishte traumatizuar nga shërbimi i tij në Afganistan.

Disa nga të rekrutuarit kërkonin ndihmë apo këshillim profesionala apo financiar. Të tjerët mund të kenë synuar naivisht vetëm për të ndihmuar ose siguruar atë që ata konsideronin si informacion të padëmshëm. Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se pranimi i pagesës shpesh shënonte një pikë pa kthim. Pasi dikush kishte marrë para – mbase nga një kompani e financuar nga shërbimet e inteligjencës kineze – për analiza qoftë ato edhe rudimentare, ata rekrutoheshin dhe konsideroheshin si asete që mund të shantazhoheshin për të bërë dhe dhënë më shumë informacione.
GËU konfirmoi që Z. Yeo ishte një studiues për një periudhë të shkurtër në vitin 2019. Ai e la vendin dhe kur u kthye në SH.B.A. në nëntor, kishte si qëllim rekrutimin e oficerit të ushtrisë për të spiunuar në mënyrë të qartë për Kinën, pranoi Z. Yeo. Pas kësaj, ai u mor në pyetje dhe u arrestua pas mbërritjes.

Llogaria e LinkedIn e Z. Yeo ishte fshirë pas raporteve për pranimin e fajit të tij. LinkedIn tha se aktiviteti mashtrues me qëllim gënjeshtrën ose mashtrimin shkelte kushtet e tij të shërbimit. Ajo ka ndaluar llogaritë me imazhe të krijuara nga kompjuteri në 706 milionë anëtarë të saj, por tha që këto llogari false ishin të vështira për tu zbuluar.

Pentagoni tha që punonjësit e departamentit të mbrojtjes nuk ishin të ndaluar të përdorin LinkedIn por ishin “të trajnuar në lidhje me rreziqet që lidhen me ekspozimin e informacionit personal në faqet e mediave sociale, dhe janë të detyruar të mbrojnë çdo informacion që ka të bëjë me operacionet” e qeverisë.

Ai gjithashtu kishte një “proces të fortë” për kryerjen e hetimeve dhe një program “kërcënimi të brendshëm” për të zbuliar tregues të hershëm të depërtimit të mundshëm të inteligjencës së huaj te punonjësit e tij.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës tha se nuk ishte “e vetëdijshme” për çështjen e Z. Yeo, por vazhdoi: “Agjensitë amerikane për zbatimin e ligjit i kanë bërë shume rekalmë të ashtuquajturit” infiltrimi kinez “dhe” çështje spiunazhi kinez “deri në një paranojë. Është dicka e njohur që SH.B.A. ka një program spiunazhinë të gjithë globin, duke mos kursyer madje as aleatët e saj. “

  1. Yeo mbetet në paraburgim në pritje të dënimit si një agjent i paligjshëm i qeverisë së huaj, i cili mban një dënim maksimal 10-vjeçar.

Greg Levesque, shefi ekzekutiv në Strider Technologies, i cili ndihmon kompanitë të parandalojnë spiunazhin ekonomik, tha: “Kjo ka vazhduar për dekada. Por Pekini është bërë më i guximshëm sepse kjo po shihet si një mundësi që po zvogëlohet akoma dhe më shumë. “

Ai shtoi: “Rritja e tensioneve midis SH.B.A. dhe Kinës po i bën operatorët më të guximshëm për të hyrë dhe për të vjedhur pronë intelektuale, derisa të munden për dicka të tillë.” /financaltimes/lapsi.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme