Erdogan: Bajrami më i lumtur me Xhaminë e Madhe Ajasofja

00:41 | 2 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha sot se rihapja e Xhamisë së Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) si xhami e bëri festën islame të Kurban Bajramit edhe më të lumtur.

“Rihapja e Xhamisë së Madhe Ajasofja, një pl*agë 86-vjeçare në zemrën e kombit tonë ka shtuar gëzimin e Bajramit tonë” tha Erdoğan duke ua uruar Kurban Bajramit përmes video-lidhjes zyrtarëve lokalë të partisë së tij që është në pushtet, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Erdoğan tha se ka kërkuar që të mbahet një kongres partiak në të ardhmen si “ringjallje e re një moment historik i ri”. Kongresi i radhës i AK Partisë pritet të mbahet në fund të vitit 2020 me respektimin e masave shëndetësore dhe të sigurisë kundër koronavirusit të ri.

Erdoğan tha se ata që “e shohin veten e tyre mbi kombin” nuk mund të jenë anëtarë të AK Partisë. “Ne do të shtojmë miqtë tanë, do të zvogëlojmë armiqtë”, tha ai. “Arsyeja për ekzistencën e AK Partisë, arsyeja pse ne marrim përsipër këto detyra dhe arsyeja e shpresës së njerëzve tek ne janë të njëjta”, shtoi Erdoğan.

Më 24 korrik falja e namazit të xhumasë në Ajasofja shënoi adhurimin e parë pas 86 vjetësh. Ajasofja shërbeu si kishë për 916 vjet deri në çlirimin e Stambollit dhe si xhami nga viti 1453 deri në 1934, gati 500 vjet dhe së fundmi si muze për 86 vjet.

Në vitin 1985 Ajasofja u shtua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Përpos se është një xhami Ajasofja është ndër destinacionet kryesore turistike në Turqi dhe do të mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj.

Të ngjashme