Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka thënë se bashkimi i madh shqiptarë po dëshmon se mbështetet fuqishëm në Malësi.
“Për një kohë shumë të shkurtër, aktivistët e Listës Shqiptare kanë bashkuar afro 2000 nënshkrime”.
“Sipas ligjit janë të nevojshme 1000 nënshkrime për të kualifikuar pjesëmarrjen në zgjedhje”.
“Përveç në komunën e Tuzit, aktivistët e Listës Shqiptare janë duke grumbulluar nënshkrime në komunat tjera shqiptare, që po tregon një përkrahje të madhe koalicionit tonë, gjë që paralajmëron një fitore bindëse!”
“Përsëris dhe apeloj që asnjë votë për subjektet qytetare! Shqiptarët duhet të votojnë subjektet e veta nacionale!”, ka shkruar Gjeloshaj në rrjetin social Facebook./zyrtare/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin