ZYRTARE: Ballkani prezanton Mevlan Zekën dhe Kenan Haxhihamzën

15:32 | 1 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza janë dy transferimet e para të FC Ballkanit këtë verë.

Skuadra nga Theranda, që mbeti pa trofe në sezonin që lamë pas, ka filluar përgatitjet për sezonin e ri, ku do të jetë një konkurrent i padiskutueshëm.

Sot në ambientet e Ballkanit, janë zyrtarizuar dy transferime.

Bëhet fjalë për Mevlan Zekën, që së fundi ka veshur fanellën e Feronikelit, dhe portierin Kenan Haxhihamza, që ishte pjesë e Gjilanit.

Njoftimi i FC Ballkanit:

Të dashur tifoz ,

Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit

Sulmuesi Mevlan Zeka dhe Portieri Kenan Haxhihamza jan ardhja më e re tek FC Ballkani .

Sot nënshkruam kontratën 2 vjeqare me Zekën dhe për 3 vite me Haxhihamzën për të vazhduar karrierën në klubin tonë.

Mevlan Zeka së fundmi ishte pjesë e KF Feronikelit ,

Kenan Haxhihamza së fundmi ishte pjesë e SC Gjilanit

Të dyve i dëshirojmë mirëseardhje dhe bashkëpunim të mirëfilltë me klubin tonë.

Na priftë e mbara Suharekë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme