Manchester City janë duke kërkuar të nënshkruajnë me Sergi Roberton e Barcelonës këtë verë.
28 vjeçari që mund të luaj si mesfushor qendror e po ashtu edhe në krahun e djathtë, përmes skuadrës së të rinjve kishte mbërritur në ekipin e parë të Barcelonës, dhe debutimin ia kishte mundësuar Pep Guardiola në vitin 2010.
Mediet në Spanjë raportojnë se City kanë njoftuar katalanët për interesin e tyre, por thuhet se Roberto, që ka kontratë deri në vitin 2022, është i lumtur në ‘Camp Nou’.
Reprezentuesi i Spanjës kaloi dy sezone në skuadrën e parë me Guardiolan si trajner, duke fituar La Ligan, Kupën e Spanjës, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës.
Roberto këtë sezon është paraqitur në 37 ndeshje për Barcelonën, duke shënuar një gol, e duke bërë dy asistime./Lajmi.net/
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para