Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, është zyrtarisht fituesi i Këpucës së Artë të Evropës 2020, pasi që Juventusi ia ka dhanë Cristiano Ronaldos pushim për ndeshjen e fundit të sezonit, atë kundër Romës.
Cristiano Ronaldo ishte i vetmi lojtar që mund të arrinte ta mposhtë Ciro Immobilen në garën për çmimin e golashënuesit më të mirë këtë sezon, të cilin tani e ka fituar me 35 golat e tij.
Megjithatë, trajneri Maurizio Sarri ia ka dhënë Cristiano Ronaldos pushim për ndeshjen e sotshme kundër Romës, duke bërë kështu që ai ta mbyllë sezonin me 31 gola.
Kjo do të thotë se Immobile do ta fitojë Këpucën e Artë të Evropës, pasi që as në Evropë s’ka arritur të fitojë askush më shumë sesa ai. Menjëherë pas Immobiles radhitet Robert Lewandowski, i cili sezonin 2019/20 në Bundesligë e mbylli me 34 gola.
Ai është italiani i parë që e fiton këtë çmim që nga sezoni 2006/07, kur Francesco Totti e kishte fituar atë me 26 golat e tij. Ndërsa, Luca Toni e kishte fituar atë në vitin paraprak, me 31 golat e tij për Fiorentinën.
Lionel Messi i Barcelonës e kishte fituar Këpucën e Artë të Evropës për tre vjet radhazi, ndërsa bashkëlojtari i tij në Barcelonës, Luis Suarez e kishte fituar në sezonin 2015/16. /Gazeta Express/
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...