Tuchel i reagon ashpër gazetarit që e kritikoi PSG-në

13:56 | 1 Gusht 2020
A. B.

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, reagoi i zemëruar ndaj një pyetjeje të një gazetari dhe insistoi se ai nuk është i shqetësuar nga mungesa e golave të shënuara nga skuadra e tij në dy finalet e kupave.

Paris Saint-Germaini u shpall kampion i edicionit 2020 të Coupe de la Ligue të premten, pasi arriti të triumfojë kundër Lyonit në penallti.

Parisienët i kanë fituar katër trofetë vendore në Francë, duke e shtuar Coupe de la Ligue në koleksionin e trofeve të fituara këtë sezon, bashkë me Ligue 1, Coupe de France dhe Trophee des Champions.

Paris Saint-Germaini do të tentojë ta fitojë edhe një trofe të pestë këtë sezon, atë të Ligës së Kampionëve, megjithatë një gazetar në konferencën për shtyp pas finales së fundit theksoi se PSG-ja i ka shënuar vetëm dy gola në 210 minuta që nga rinisja e sezonit.

“Epo, cili është problemi i madh?”, i tha Tuchel gazetarit.

“Po, ne jemi me fat. Ju mund ta shkruani këtë. Kjo është gjëja e vetme, jemi me fat. Kështu është, nuk kemi cilësi aspak, vetëm fat”.

“Ky është futbolli, është futbolli. Është thjesht futboll”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme