Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, vazhdon të jetë njëra ndër më të pëlqyerat në industrinë muzikore.
Përkundër faktit se po bën bujë në skenat ndërkombëtare, ajo asnjëherë nuk eviton prejardhjen e saj, shkruan portali arbresh.info
Ajo së fundi ka publikuar një fotografi së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid, ku po duken tejet të lumtur pranë njëri-tjetrin.
Një Dua me fytyrë të freskët dukej rrezatuese, gjersa ndau një ‘selfie’ vetëm me partnerin e saj, Anwar Hadid, 21 vjeçar.
“Shoku ynë më i mirë Dexter, faleminderit Labelle Foundation. Ai është i përsosur”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.
Këngëtarja ndau gjashtë fotografi të qenit të vogël, të veshur me një gëzof blu dhe jakë të përputhur.
Theksojmë se Dua është bërë krye-lajm në faqet rozë, pasi publikoi flamurin “Autokton”, e që ngjalli polemika shqiptaro-serbe. /arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre