Si ta përballoni më lehtë tradhtinë?
Reflektoni në vend që të shpërtheni
Gjëja e fundit që doni të bëni në një rast të tillë janë veprimet e nxituara. Mundohuni të merrni kohë për të menduar vetë dhe për të marrë vendimin e duhur në qetësi dhe jo në gjaknxehtësi.
Kërko ndihmë nga një njeri i afërt
Kjo mund të jetë një kohë e vështirë, prandaj bëni mirë të mbani afër miq që ju rrisin vetëvlerësimin dhe ju ndihmojnë të gjykoni situatën më ftohtë.
Pyesni veten nëse ja vlen
Tradhëtia nuk do të thotë se dashuria midis jush ka mbaruar. Të paktën jo në të gjitha rastet. Prandaj më e mira është që të gjykoni ftohtë të gjitha të mirat dhe të këqijat e marrëdhënies tuaj, për të marrë një vendim nëse doni ta vazhdoni apo të hiqni dorë prej saj.
Flisni
Dihet që në kohë të tilla tendencat janë që ju të mbylleni në vetvete, por komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Të folurit për këtë çështje qoftë me miqtë apo qoftë me partnerin është hapi i parë drejt shërimit.
Faj keni të dy ose asnjë
Nuk është faji juaj nëse partneri ka kërkuar diku tjetër për atë ngrohtësi që nuk e ka gjetur tek ju. Faji juaj është kur vini re një lloj distancimi dhe nuk hapni një bisedë në lidhje me këtë gjë.
Bëni gjëra që ju rrisin vetëvlerësimin
Është mëse normale që të ndiheni sikur nuk jeni mjaftueshëm pas një ngjarjeje të tillë. Gjithashtu mund të filloni të dyshoni te vetja, por mos e bëni. Kujtojini vetes se çfarë ju bën ju të veçantë dhe çfarë është interesante në lidhje me ju.
Vendosni të filloni nga fillimi
Cilido të jetë vendimi juaj, respektojeni atë. Nëse vendosni ta falni ose të hiqni dorë, harroni çfarë ka ndodhur dhe filloni nga e para. Koha mund t’ju ndihmojë për të marrë një vendim./Opinion.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...