Google ADS

Sarri lë të kuptohet se Ronaldo s’do të luajë kundër Romës

10:49 | 1 Gusht 2020
A. B.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka thënë se ai mund të vendosë ta pushojë Cristiano Ronaldos për ndeshjen e fundit të sezonit të Serisë A, që do të zhvillohet të shtunën në mbrëmje kundër Romës.

Juventusi tashmë e ka siguruar titullin e Serisë A për këtë sezon, për herë të nëntë radhazi, dhe është vetëm një javë larg ndeshjes kthyese kundër Lyonit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, ndeshjen e parë të së cilës e kishin humbur me rezultat 1:0.

Ronaldo nuk ka munguar në asnjë ndeshje që nga rinisja e sezonit në Serie A pas pushimit tremujor të detyrueshëm shkaku i përhapjes së koronavirusit. Gjatë ndeshjeve të këtij sezoni në Serie A, që rinisi në qershor, 35-vjeçari ka arritur t’i shënojë 31 gola për t’i ndihmuar Juventusit ta fitojë titullin.

Megjithatë, pasi që sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, i ka katër gola më shumë sesa Ronaldo për ta fituar Këpucën e Artë, Sarri mund t’ia japë atij pushim këtë ndeshje në mënyrë që të jetë i pushuar për ndeshjen kundër Lyonit.

“Le ta shohim se si ndihet Cristiano për ndeshjen nesër, ai është njëri ndër lojtarët që ka luajtur më së shumti këtë sezon”, ka thënë Sarri.

“Ne do të vendosim për formacion të parë varësisht se kush ka nevojë për pushim dhe kush është në gjendje të mirë për të luajtur”. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme