Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) nëpërmjet një njoftimi ju bën apel shoferëve që të sillen në mënyrë të përgjegjshme.
“Indikatorët për siguri në komunikacion rrugor tregojnë se gjatë periudhës së verës, gjatë pushimeve verore, në kushte të dendësisë së madhe të komunikacionit, temperatura të larta dhe atmosferë të relaksuar, rritet edhe rreziku në komunikacion”, theksojnë nga KRSKRR, njofton Telegrafi Maqedoni.
Të dhënat statistikore, potencojnë nga KRSKRR, tregojnë se gjatë periudhës së erës, dyfishohet numri i të personave të vdekur dhe të lënduar në aksidente rrugore në krahasim me muajt tjerë.
Nga KRSKRRju bëjnë apel pjesëmarrësve në komunikacion ta ulin shpejtësinë dhe të vozisin në mënyrë të përgjegjshme, të mos drejtojnë automjetin nëse kanë konsumuar alkool më herët, të mbesin të qetë dhe të sigurt në sigurt kur ka komunikacion, dhe të mos tejkalojnë në vijë të plotë apo kur ka kolonë automjete. Të fokusohen dhe të jenë të koncetruar, të mos përdorin telefon gjatë vozitjes, të mbajnë largësi mes automjeteve, të vozisin të pushuar, me udhëtime të planifikuara dhe me ndërprerje të vazhdueshme, të kontrollojnë automjetin teknikisht dhe të jenë të sigurt se automjeti i tyre është i sigurt si dhe të përdorin rripin e sigurisë dhe ulësen për fëmijë.
“Pa dallim se në cilën mënyrë merrni pjesë në komunikacion – shofer, motoçiklist, çiklist apo këmbësor, më e rëndësishmja është që të arrini në vendin e dëshiruar”, shtojnë nga KRSKRR.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...