Një valë e të nxehtit përfshiu Europën të premten, duke mos kursyer as Gjermaninë. Mërkuri ju afrua 40 gradëve në disa zona, duke u shtuar vapën ekstreme paralajmërimeve shëndetësore në kontinentin që po i druhet një rishpërthimi të dytë të infektimeve me koronavirus.
Kërkesa për akullore dhe pijet freskuese ishte e madhe rreth Gjermanisë. Plazhet dhe klubet nga Hamburgu në Mynih pritet të tejmbushen me njerëz edhe gjatë fundjavës, ndërsa i nxehti do të vazhdoj.
Madrilenët nuk e patën të lehtë të përballonin temperaturat 40 gradë, ndërsa mbanin aksesorin më të përdorur të kësaj vere, maskën. Nga e enjtja, kur edhe nisi vala e të nxehtit masa u bë e detyrueshme.
“Fryma bëhet shumë e ngrohtë, dhe gjithashtu me syzet është shumë problem. Megjithatë kur mendon se është për të mbrojtur shëndetin, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse ta mbash”, thotë spanjollja Anna Gonzales.
Temperaturat e larta janë pasojë e masave të ngrohta që vijnë nga kontinenti afrikan dhe sipas meteorologëve në Spanjë do të zgjasin deri të shtunën.
Më të prekura janë rajonet qendrore dhe veriore. Edhe parizienët u përballën më vështirësi në mbajtjen e maskës në temperaturat 40 gradë. “Edhe pa maska është vështire të marrësh frymë, imagjino me to”, thonë aty.
Në Romë, ku termometri shënoi 39 gradë të premten, autoritete u kërkuan të moshuarve dhe fëmijëve të mos dalin gjatë orëve të pikut. Agjencia meteorologjike zvicerane këshilloi qytetarët të pinë shumë ujë dhe të ushqehen shëndetshëm.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...