Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta i cili tha se “kryeministri u mburr se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë”. Rama tha se ishte i keqardhur për këtë deklaratë.
“Kur Ilir Meta përmend babain tim, ndjej thjesht keqardhje të thellë për Ilir Metën. T’i vijë turp, por në fund fare kur Ilir Meta të jetë harruar njëherë e përgjithmonë, Kristaq Rama do të jetë aty, tek ‘Nëna Shqipëri’ dhe Heronjtë e Pavarësisë së Vlorës dhe të gjithë kur të shkojnë të nderojnë dëshmorët apo etërit e pavarësisë do të ngrenë kokën lart dhe do të admirojnë atë që Kristaq Rama i ka lënë këtij vendi” – tha Rama.
“Kur presidenti fton opozitën në zyrë dhe pastaj lëshon klithma dhe kushtrime për përmbysje të regjimit, nuk e di çfarë mund të quhet përveç se drejtues i opozitës.
Kur fton opozitën dhe pastaj bashkë me opozitën bëjnë thirrje për përmbysje të regjimit, thashë kur organizon shtabin e luftës kundër qeverisë në presidencë me opozitën dhe kur del para popullit bashkë me opozitën dhe thërret popullin në miting” – tha Rama në një intervistë për Report TV.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh