Google ADS

Basha: Ky Kurban Bajram e gjen vendin mes krizës shëndetësore dhe ekonomike

00:24 | 31 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar bedimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Kryedemokrati thekson se në këtë ditë, çdo ditë duhet të kujtojmë se është sakrifica jonë, është vullneti i mirë, janë aktet të nisura jo me qëllim përfitimi personal, por për të bërë vepra të mira për familjen, për shoqërinë e në veçanti për ata që janë më në nevojë, ato qe na lartësojne para Zotit dhe para njëri tjetrit.

Ndër të tjera Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në këtë ditë të shenjë vendi ynë ndodhet jo vetëm bë një krizë shëndetësore por edhe ekonomike.

Postimi i plotë:

Të dashur besimtarë myslimanë,

Gëzuar Kurban Bajramin, këtë kremtim të sakrificës dhe besimit në Zot!

“Zoti na ka bërë sprovë për njeri tjetrin”- thotë Libri i Shenjtë, ndaj si në këtë ditë, çdo ditë duhet të kujtojmë se është sakrifica jonë, është vullneti i mirë, janë aktet të nisura jo me qëllim përfitimi personal, por për të bërë vepra të mira për familjen, për shoqërinë e në veçanti për ata që janë më në nevojë, ato qe na lartësojne para Zotit dhe para njëri tjetrit.

Fatkeqësisht ky Kurban Bajram e gjen vendin tonë mes krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike. Pandemia ka shkaktuar viktima dhe shumë qytetarë po trajtohen në spitale ndërsa varfëria ka pllakosur mijëra familje e papunësia po rritet. Le të gjejmë së bashku forcën dhe kurajon sot tek Mesazhi i Kurban Bajramit që dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti, e duke u mbështetur tek njëri tjetri.

Gëzuar Kurban Bajramin! Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme