Google ADS

Ministri i Drejtësisë bashkë me përfaqësues të BIK-ut, vizitojnë nesër Burgun e Sigurisë së Lartë

21:49 | 30 Korrik 2020
L G

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi bashkë me përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, do të vizitojnë burgun e Sigrisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës.

Sipas njoftimit të MD-së, të ministri Selimi do të vizitoj këtë burg bashkë me Kryeimamine  BIK-ut, Sadri Bajgora dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues (SHKK), Nehat Thaçi./arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të premtën, me datë 31 korrik 2020, në ora 11:30, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i shoqëruar nga Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Sadri Bajgora dhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues (ShKK), Nehat Thaçi, vizitojnë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme