Google ADS

Super ofertë e Lazio për David Silva

21:05 | 30 Korrik 2020
Arditë Shkodra

David Silva mund të transferohet në kampionatin elitar të futbollit italian.

Mesfushori spanjoll, David Silva, i cili aktualisht aktivizohet me skuadrën e Manchester City, mund të përfundojë në Serie A.

Është e konfirmuar se lojtari nuk do të vazhdojë qëndrimin në ‘Etihad’. Kur flitej se ai do të kalojë në MLS, një ofertë e majme ka ardhur nga Lazio, Serie A.

Silvas i është ofruar një kontratë tri vjeçare, që do t’i sillte atij 4 milionë euro për sezon, transmeton lajmi.net.

Me këtë kontratë spanjolli do të futej në mesin e lojtarëve që paguhen më së shumti te Lazio.

Silva nuk do të nxitohet në vendimin e tij për të ardhmen, duke shqyrtuar gjithçka në mënyrë të qetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme