Një vajzë e vogël ra në ujë nga barka e prindërve të saj pranë plazhit të Sa Tuna në rezortin spanjoll të Costa Brava dhe tragjikisht humbi jetën e goditur nga mjeti i rëndë.
Vajza që nuk është identifikuar publikisht, po kalonte ditën e pushimit me të afërmit e saj por ra aksidentalisht në ujë pas një përplasjeje nga pjesa e parme, dhe mjeti i lundroi sipër saj duke i shkaktuar plagë fatale. Aksidenti u shkaktua nga përplasja e lehtë mes dy barakave.
E përditshmja vendase El Caso tha se shërbimet e emergjencës ishin thirrur rreth orës 7.00 pasdite dhe nxituan për të barka për të shpëtuar vajzën, por e vogla u shpall e vdekur në spital.
E përditshmja spanjolle LA Vanguardia tha se e vogla ishte një nga tre persona që ranë në ujë pas përplasjes me një barkë tjetër.
Një nga dëshmitarët e ngjarjes shkruante: “Shërbimet e emergjencës #satuna#begur erdhën brenda disa minutave #policialocal, me koordinim dhe shpejtësi të madhe”.
Nëna e vajzës dhe një person i tretë u shpëtuan nga uji, ndërsa një tjetër i plagosur u ndihmua pas daljes në breg.
Policia vendase e Begur u lajmëruan për vdekjen tragjike kanë nisur hetimet.
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...