Google ADS

OAK shpërndan tek deputetët kërkesat e bizneseve

14:31 | 30 Korrik 2020
Arbresh.info

Oda e Afarizmit të Kosovës sot u ka shpërndarë deputetëve të Kuvendit të Kosovës kërkesat e bizneseve kosovare.

Në njoftimin e OAK-së shpresohet për gatishmërinë e deputetëve të Parlamentit të Kosovës për të i shqyrtuar këto kërkesa para se të bëhet votimi i propozimeve të Qeverisë sipas rendit të ditës, shkruan arbresh.info.

“Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë në të cilën është biznesi dhe punëtorët e sektorit privat, kërkesat e drejtuara Qeverisë së Kosovës me rastin e rishkimit të buxhetit dhe pakos së prezentuar nga Qeveria, OAK sot ka ndërmarrë një aktivitet para Parlamentit të Kosovës duke iu dorëzuar deputetëve kërkesat së bashku me gjendjen në të cilën ndodhemi.

OAK shpreson në gatishmërinë e deputetëve të Parlamentit të Kosovës për të i shqyrtuar këto kërkesa para se të bëhet votimi i propozimeve të Qeverisë sipas rendit të ditës”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme