Policia e Maqedonisë ka dalë sërish në fshatin Siniçan të Komunës së Bogovinës, pasi siç thonë, kanë marrë informacione për vepër penale “ndërtim pa leje”.
Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, sot deklaroi se prania e zyrtarëve policorë në vendin ku kanë filluar aktivitetet për ndërtimin e ujësjellësit, është në funksion të sigurimit të rendit dhe paqes publike.
“Detyra jonë është që të pengohet prishja e rendit dhe qetësisë publike në atë lokacion, që të mos ketë pasoja më serioze”, tha Angellovski.
Ai shtoi se si në çdo rast tjetër kanë bashkëpunim me prokurorinë, e cila është duke e hetuar rastin.
Ndryshe, edhe sot banorët e Siniçanit së bashku me kryetarin e Bogovinës Albon Xhemaili, kanë dalë në vendin ku kryhen punime, ndërsa ka pasur tensione me banorët e fshatit Urviç, të cilët pretendojnë se ujësjellësi ju takon atyre./Telegrafi/
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist