Ndërsa vendet janë duke garuar për të gjetur një kurë për koronavirusin, ministri gjerman i shëndetësisë ka thënë se ai beson se asnjë vaksinë nuk ka gjasa të jetë e disponueshme deri në mesin e vitit 2021, shkruan Euronews.
“Ne nuk duhet të presim një mrekulli”, tha Anja Karliczek në një konferencë shtypi të mëkurën.
“Ne supozojmë se vaksinat për popullatën e gjerë do të jenë në dispozicion vetëm nga mesi I vitit të ardhshëm dhe jo më herët”.
Karliczek tha se Gjermania po siguron fonde për tre firma bioteknike gjermane, në mënyrë që të përshpejtojnë zhvillimin e studimeve për krijimin e një vaksine.
Aktualisht janë duke u zhvilluar më shumë se 200 variante të vaksinave në 23 eksperimente të ndryshme.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Aksident në Banjë të Malishevës, vdes një person
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq
A po “braktiset” Lëvizja Vetëvendosje nga deputetët e saj pë...
Rama ndan mesazhin nga takimi me diasporën në New York: Fale...
Dafina krijon atmosferë të mrekullueshme në dasmën e saj, nd...