Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1325 testime për coronavirus, ndërsa 119 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-35, Kumanovë-15, Shtip-17, Prilep-3, Tetovë-4, Strugë-3, Veles-3, Manastir-8, Ohër-3, Kavadar-2, Gostivar-8, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Demir Hisar-5, Berovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-8, Resnjë-1.
Janë regjistruar edhe katër viktima, prej të cilëve tre nga Shkupi (65, 66 dhe 73 vjeç) dhe një nga Gostivari (72 vjeçar). Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 89 pacientë të shëruar. Prej tyre në Shkup-22, Kumanovë-10, Shtip-12, Tetovë-26, Strugë-1, Veles-1, Manastir-4, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Kratovë-1, Shën Nikollë-2, Kërçovë-3, Resnjë-4.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni ka shkuar në 10.617, prej të cilëve 6020 janë shëruar, ndërsa 480 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 4117./Telegrafi/
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër