Google ADS

Shqipëri: Momente prekëse në spital, infermierja shpërthen në lot

13:37 | 30 Korrik 2020
Arbresh Info

Gjatë përditësimit të situatës së koronavirusit në vend, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë rezultuar 108 persona pozitivë dhe 2 viktima.

Tek “Infektivi” dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 në terapi intesive dhe 7 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Mbrëmjen e djeshme Manastirliu ka publikuar në “Facebook” në foto prekësë në ambjentet e spitalit. Në foto shihet një infermiere e përlotur, shoqëruar nga kolegia e saj.

“Heronj”, ka shkruar ministrja krahas fotos.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme