Kuvendi miraton me 106 vota “pro” dhe 10 “kundër” ndryshimet kushtetuese për “Zgjedhoren”

13:23 | 30 Korrik 2020
A. B.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pak më parë ndryshimet kushtetuese, për hapjen e listave dhe unifikimin e kandidatëve në listat e koalicioneve zgjedhore.

106 vota PRO, 10 kundër, ndërsa 6 kanë munguar në seancë. Gjithsej në votim kanë marrë pjesë 116 deputetë. Ajo që bie në sy nga votimi është se asnjë socialist nuk ka votuar kundër këtyre ndryshimeve.

Kështu, kanë votuar kundër opozitarët e rinj:

-Adriatik Alimadhi, kundër;

Fatjona Dhimitri, kundër

-Gjetan Gjetani, kundër

-Kujtim Gjuzi, kundër

-Elda Hoti, kundër

-Lefter Maliqi, kundër

-Erion Piciri, kundër

-Artur Roshi, kundër

-Zef Shtjefni, kundër

-Suzana Topi, kundër

Ndërkohë, s’kanë marrë pjesë në seancë për shkak të Covid-19 deputetët Ralf Gjoni, Elio Hysko dhe Enver Roshi, ndërsa kanë munguar për arsyet e tyre:

-Alma Borova, mungon
-Eneda Papllani, mungon
-Ligoraq karamelo, mungon.

Votimi i sotëm i hap rrugë hapjes së pjesshme të listave dhe një formule të re për koalicionet që do duhet të dalin në zgjedhjet e 2021-shit me një listë unike kandidatësh për deputetë. Që do të thotë se nëse PD e LSI bashkë me partitë e tjera do bëjnë koalicion bashkë, do të duhet të dalin me një listë të përbashkët emrash kandidatësh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme