NASA planifikon të dërgojë një tullumbace të madhe në buzë të stratosferës së Tokës në kërkim të “sekreteve” se si formohen yjet dhe planetët.
Misioni ASTHROS i Agjencisë Hapësinore do të niset nga Antarktida në dhjetor 2023 dhe do të kalojë tre javë në stratosferë, pjesa e atmosferës ku ndodhet shtresa e ozonit. Përbërësit e saj përfshijnë një tullumbace të madhësisë së një fushe futbolli dhe një teleskop të specializuar me infra të kuqe i ndërtuar për të marrë dritën që syri i njeriut nuk mund të zbulojë.
Inxhinierët në Laboratorin e NASA-s do të fillojnë testimin muajin tjetër.
NASA-s shpreson që tullumbacja kur të fryhet, do të jetë 122 metra e gjerë. Poshtë saj, do të varet një mjet në formë gondole e cila do të mbajë instrumente si një teleskop special me infra të kuqe dhe sistemin ftohës që i mban instrumentet me infra të kuqe në “zero absolute”, që është temperatura më e ftohtë mund të arrijë materia.
Teleskopi mban emrin ASTHROS, një akronim për teleskopin Stratosferik Astrofizik për Vëzhgime të Rezolucionit Spektral të Lartë në gjatësi të valës Submilimetrike. Gjatësia e valëve me infra të kuqe nuk mund të shihet me syrin e njeriut por mund të ndriçojë dendësinë dhe shpejtësinë e gazit në pjesë të hapësirës ku formohen yjet.
Tullumbacja do të rrijë pezull “shumë poshtë kufirit të hapësirës” në një lartësi prej rreth 40 kilometra. Ekipi mund të kontrollojë teleskopin nga toka dhe të shkarkojë të dhënat për analiza të menjëhershme, tha laboratori.
Mjetet që varen nën tullumbace do të studiojnë formimin e yjeve dhe një proces të quajtur “feedback yjor”.
Kur shpërthejnë supernovat, ato lëshojnë materiale në hapësirë. Këto “shpërthime të forta” ose mund të shpërndajnë materialet në hapësirë dhe të ndalojnë formimin e yjeve ose të shkaktojnë akumulimin e materialeve dhe të shpejtojnë procesin e formimit të yllit. Pa “feedback yjor”, i gjithë pluhuri dhe gazi ndër yjor në galaktikën e Rrugës së Qumshtit do të ishte grumbulluar në yje.
“Unë mendoj se është kuptuar që “feedback-u yjor” është rregullatori kryesor i formimit të yjeve përgjatë historisë së universit,” tha Jorge Pineda, hulumtuesi kryesor i ASTHROS. “Simulimet kompjuterike të evolucionit të galaktikës ende nuk mund ta përsërisin realitetin që ne shohim në kozmos. Harta e azotit që do të bëjmë me ASTHROS nuk është bërë kurrë më parë, dhe do të jetë emocionuese të shohësh sesi ai informacion do të ndihmojë ato modele të jenë më të sakta “.
Pra, për të mësuar më shumë rreth procesit, ASTHROS do të arrijë dy objektiva në galaktikën e Rrugës së Qumështit, të dy “rajonet ku formohen yjet” ku instrumenti do të krijojë atë që laboratori thotë se është harta e parë 3D e gazit në ato rajone. Këto harta do të informojnë simulimet kompjuterike për evolucionin e galaktikës, tha laboratori.
Dy objektivat e tjerë të tij janë Messier 83, një galaktikë rreth 15 milion vite dritë nga Toka, një nga galaktikat më të ndritshme, dhe TW Hydrae, një yll me një disk protoplanetar, ose një disk pluhuri dhe gazi ku mund të formohen planetë.
Kur ASTHROS të ketë përfunduar dy deri në tre xhiro rreth Polit të Jugut në tre deri në katër javë, operatorët e tij në tokë do të ndajnë gondolën nga tullumbacja. Gondola dhe instrumentet do të parashutohen përsëri në Tokë, ku ato mund të ripërdoren për misionet e ardhshme. /Opinion.al
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës