Kuvendi voton ndryshimet Kushtetuese, Basha hedh hapin e radhës

Lulzim Basha
11:44 | 30 Korrik 2020
A. B.

Sot Kuvendi pritet që të votojë ndryshimet Kushtetuese, teksa kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë rreth orës 12:30 aleatët e tij në selinë blu.

Me shumë gjasa opozita e bashkuar do të mbajë një qendrim lidhur me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës, që janë kundërshtuar prej ditësh nga ana e tyre.

Derimë tani në Kuvend kundër ndryshimeve Kushtetuese janë shprehur deputetët Kujtim Gjuzi, Adriatik Alimadhi, Artur Roshi dhe Zef Shtjefni.

Ramës i duhen sot 94 vota për Ndryshimet Kushtetuese, vota të cilat duket se do i arrijë me dakordësinë e opozitës parlamentare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme