Mohimi
Të pranosh të vërtetën që ke të bësh me fundin e një marrëdhënieje është e vështirë. Në vend që të rrish duke kontrolluar telefonin çdo pesë sekonda, ose më keq, të hidhesh në shtratin e ish- it vetëm për të kujtuar kohët e bukura, prano më mirë mbështetjen e familjes apo të miqve.
Inati
Qetësohu! Ti nuk je Beyonce që thyen gjëra nëpër video muzikore. Kjo është jeta e vërtetë dhe po, ti ke të drejtë të mbash inat, sidomos nëse je personi i lënduar.
Por në këtë fazë ajo që të këshillohet është vetëm të bësh qejf. Thyerja e gjërave, dëmtimi i vetes dhe i të tjerëve nuk vlen për asgjë.
Mërzia
Në këtë fazë qëndrimi në shtrat duke parë fotot nga pushimet me ish- in apo duke ngrënë çdo gjë që të del përpara nuk të ndihmon. Megjithatë kjo është njëndër fazat e shëndetshme të ndarjes. Kështu që lejoja vetes paksa mërzi tani, që ta kesh më të lehtë të kapërcesh ndarjen.
Xhelozia dhe konkurrenca
Nëse je ndarë edhe ndonjëherë tjetër me shumë mundësi këtë fazë e mban mend mirë. Kur futesh nga profili i shoqes së ngushtë për t’i parë atij profilin…Kur poston foto duke u shtirur si e lumtur qëllimisht që ai t’i shohë…
Por duhet të dish se në këtë fazë nuk është se je fort e sigurtë për mënyrën se si vepron, kështu që në vend që të bësh ndonjë gjë të nxituar përpiqu ta largosh telefonin nga dora.
Apatia
Kjo është pikërisht faza në të cilën ndihesh bosh, pa jetë, pa emocione.
Në fakt kjo periudhë është pikërisht ajo në të cilën ti po i analizon gjërat mirë për të dalë në përfundimin se ç’është bërë nuk zhbëhet.
Pranimi
Të gjithë fazat e mësipërme kanë si destinacion këtë të fundit. Momentin kur ti më në fund pranon se je beqare dhe nuk je më e mërzitur për këtë./Opinion.al
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë