Nga sot ka filluar ndërtimi i rrugës “Medllin Ollbrajt”, Gjilan-Prishtinë, rrugë kjo me katër korsi.
Më këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziti falënderoi kryeministrin, Avdullah Hoti që ka mbështetur këtë projekt.
“E falënderoj kryeministrin, Avdullah Hoti dhe ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi për këtë vendim. Kjo rregullon infrastrukturën edhe nëntokësore. Projektet kapitale përfshijnë këtë rrugë me partner Qeverinë dhe Bankën për Zhvillim”, ka thënë ai.
E ky aks rrugor i jep frymë Gjilanit tha kryeministri, Avdullah Hoti.
” Ky aks rrugor i jep frymë komunës së Gjilanit. Unë jam i nderuar që sot jam këtu për të filluar këtë projekt. Jemi në situatë të vështirë të pandemisë dhe e përgëzoj punën e Kryetarit të Komunës për të tejkaluar këtë situatë. Për ne janë dy gjëra kryesore menaxhimi i pandemisë dhe zhvillimi ekonomik. Urime për këtë projekt dhe për projektin e ujërave të zeza”, tha ai.
E Gjilani po e merr vëmendjen e merituar tha ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.
” Jemi sot këtu në Gjilan dhe do të vim prapë për të filluar projektet e tjera. Gjilani po e merr vëmendjen e duhur nga Qeveria Hoti”, tha ai./arbresh.info/
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së