Sulmuesi i Chelsea-s, Olivier Giroud ka thënë se nuk është i shqetësuar për transferimin e Timo Werner-it.
Werner iu bashkua “Bluve” gjatë verës, ndërsa pritet të jetë startues dhe kjo mund të bëjë që francezi të jetë sulmuesi i tretë, pra pas gjermanit dhe Tammy Abraham, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Giroud nuk e ka problem, ngase arritjen e Werner e sheh si motivim shtesë.
“Arritja e Werner është motivim shtesë dhe klubit i duhet sulmues shtesë. Chelsea është klub i madh, i cili shpenzon për transferime dhe prisja që dikush të vinte”.
“Me Ziyech dhe Werner, Chelsea do provojë të jetë më garues”, deklaroi ai.
Chelsea pritet që në javët e ardhshme të realizojë edhe transferimin e Hakim Ziyech nga Bayer Leverkusen-i./arbresh.info.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...