Zjarri i madh që shpërtheu pasditen e sotme në orën 18 në vendin e quajtur Tashli Bair mbi fshatin Edrenikovë të komunës së Vasilevës është vënë në kontroll, ka informuar komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarreve në Strumicë, Aleksandar Gudev.
“Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë gjashtë automjete kundër zjarreve dhe 25 zjarrfikës dhe kemi arritur që zjarrin e madh ta vendosim në kontroll dhe ta lokalizojmë. Tani për tani nuk është likuiduar, pasi ka disa zjarre në më shumë vende”, ka thënë Gudev.
Zjarri është transferuar edhe në vendbanimin Vlladevc dhe është afruar disa qindra metra deri te rruga magjistrale Strumicë- Radovish.
Tymi i zjarrit mund të vërehej nga Strumica dhe vendbanimet përreth dhe sipas informacioneve të deritashme digjet bar i thatë pyjor.
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...