Google ADS

Vritet me thikë 23-vjeçari në Elbasan, ndërroi jetë në spital

23:43 | 29 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e vona të mbrëmjes në Elbasan, ku një 23-vjeçar është qëlluar me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, fatkeqësisht 23-vjeçari me inicialet R.R. ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit për shkak të plagëve të marra.

Paraprakisht mësohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pranë varrezave të qytetit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Ende nuk janë bërë të ditur shkaqet e vrasjes së 35-vjeçarit, por policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Policia e Elbasanit:

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:10, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në rretha ende të paqarta në një rrugicë të kēsaj lagjeje është gjetur shtetasi R.R., 23 vjeç i plagosur me mjet të mprehtë ( thikë), i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht vijon krehja e zonēs për kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me qëllim idetifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme