Google ADS

A ndikon mosha e nënës në inteligjencën e fëmijës

23:23 | 29 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë 18 mijë fëmijë në Britani të Madhe ka ndjekur zhvillimin e tyre, në mënyrë që të studiojnë ndikimin e moshës së nënës në inteligjencën e fëmijës

Është konstatuar që fëmijët, nënat e të cilëve i kanë lindur në moshën tridhjetëvjeçare, kanë aftësi kognitive më të mirë në krahasim me vogëlushët, nënat e të cilëve i kanë lindur në moshën njëzet apo dyzetvjeçare.

Veç kësaj, është treguar që femrat të cilat kanë lindur fëmijë në moshën dyzetvjeçare, në lojë me fëmijë kalojnë më pak kohë se të disa nënave më të reja, dhe fëmijët e tyre janë më të prirë të bëhen obezë.

“Femrat të cilat fëmijën e parë e lindin në moshën tridhjetëvjeçare kryesisht janë të arsimuara, kanë të ardhura më të mëdha, shanse më të mëdha të jenë në lidhje të qëndrueshme, bëjnë jetë më të shëndetshme, rregullisht shkojnë te mjeku dhe shtatzënitë i kanë të planifikuara”, thotë Alis Goazis, njëra ndër autoret e hulumtimit.

Ajo thekson që, megjithatë, nënat më të moshuara janë më pak të prira të pinë duhan, ato më shpesh i ushqejnë bebet me qumësht gjiri dhe më shpesh u lexojnë libra.

Pra, kur të mblidhen dhe të zbriten të gjitha, do të mund të thuhet që në cilën moshë të lindin beben, kjo ka përparësitë dhe mangësitë e veta.

Kështu pra, megjithatë, mosha më e mirë për lindje është atëherë kur ju jeni të gatshme të bëheni prindër./expres.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme