Kanë nisur problemet për Barcelonën para ndeshjes kundër Napoli-t, në 1/16 e Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Quique Setien është me vetëm 14 lojtarë, andaj tekniku spanjoll do detyrohet të ftojë lojtarët e rinj, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona do jetë pa Arturo Vidal, i cili është ndëshkuar me të kuq në ndeshjen e parë.
Mesfushori tjetër Sergio Busquets gjithashtu do mungojë shkaku i suspendimit.
Samuel Umtiti dhe Ronald Araujo janë të dy të lënduar, ndërsa fiziku i Ousmane Dembele-s nuk dihet.
Kjo bën që Barcelona të jetë me vetëm 14 lojtarë të ekipit të parë të gatshëm.
Në portë, Barcelona ka të gjithë portierët pra Marc-Andre ter Stegen dhe Neto, në mbrojtje Gerard Pique, Clement Lenglet, Jordi Alba, Junior Firpo dhe Nelson Semedo.
Mesfusha është e limituar me Frenkie de Jong, Sergio Roberto dhe Ivan Rakitic.
Ndërsa, në sulm janë të gjithë të gatshëm pra Antoine Griezmann, Luis Suarez dhe Lionel Messi.
Sidoqoftë, ky numër mund të zbres në 13 shkaku që Arthur është duke refuzuar të luaj përsëri.
Mbetet të shihet nëse ndër të ftuarit do jetë shqiptari Rej Manaj./arbresh.info.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para