Google ADS

Dorëzat nuk iu mbrojnë nga koronavirusi, thonë shkencëtarët

22:54 | 29 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Dorëzat nuk po i mbrojnë njerëzit nga koronavirusi, meqë ofrojnë ndjenjë falso sigurie, kanë bërë me dije ekspertët e shëndetit.

Dr Allison Bartlett, specialiste e sëmundjeve ngjitëse në Universitetin e Chicago-n, tha se nuk ofrojnë aspak siguri, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Shefat e Organizatës Botërore të Shëndetit kanë thënë se larja e rregullt e duarve është mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e virusit.

Vendosja e dorëzave është e kotë, sipas Dr Bartlett, sepse virusi mund të mbijetojë në doreza nëse prekin sipërfaqet e kontaminuara.

Ajo shtoi se vemdosja e dorezave mund t’u japë njerëzve një sens të rremë të sigurisë ‘duart e tyre’.

Dr Bartlett tha se është e lehtë të ndotni duart teksa largoni dorezat sepse pasi të hiqet njëra dorezë, dora tjetër e lirë mund të prekë lehtë dorezën tjetër që mund të jetë e konaminuar.

Ajo shtoi edhe se një përdorim i gjerë i dorezave nga publiku i gjerë mund të çojë në mungesë të furnizimit të mjekëve.

Mjekët janë bërë që të ndjekin procedurat specifike për të siguruar që dorezat e përdorura nuk i ndotin duart e tyre. Ata gjithashtu lajnë duart para dhe pasi të vënë doreza.

Punonjësit shëndetësor përdorin doreza kur mund të kenë në kontakt me gjak dhe lëngje të tjera trupore nga pacientët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme