Dallku: Mund të shënonim dy apo tri gola, synojmë përfaqësimin sa më të mirë në Evropë

21:56 | 29 Korrik 2020
Arbresh Info

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku është ndarë tejet i lumtur me fitoren e Kupës së Kosovës.

Prishtina triumfoi ndaj Ballkanit me rezultat minimal 1 – 0 duke siguruar pjesëmarrjen në Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Dallku pas ndeshjes tha se ky trofe është shumë i rëndësishëm për të, ngase është viti i tij i parë si trajner.

“Jam shumë i gëzuar duke marrë parasysh që është viti im i parë si trajner, normalisht jam shumë i lumtur, pavarësisht që deri në fund ishim në garë edhe për titullin. Për mua është sukses i madh dhe shpresoj ta përfaqësojmë sa më mirë Kosovën në garat ndërkombëtare”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, Dallku theksoi se mund të shënonin dy apo tri gola, mirëpo mbetet i lumtur me trofeun.

“Normalisht, e patë se çfarë lufte u bë sot, kemi pushuar lojtarët tonë që të jenë më të freskët për finalen, andaj bëmë paraqitje fantastike sot duke i dhënë kundërshtarit pak hapësirë, duke goditur në kundërsulme, mund të shënonim deri në dy apo tri gola”, shtoi Dallku.

Skuadra me të cilën do përballet Prishtina në Evropa Ligë do kuptohet me hedhjen e shortit./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme