Google ADS

Ramiz Kelmendi: Me 300 milionë euro kredi e shpëtojmë ekonominë e Kosovës

21:07 | 29 Korrik 2020
Arbresh Info

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-zv/Kryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, i cili vazhdimisht që nga shpallja e Pandemisë Covid 19 në Kosovë, ka qenë aktiv në propozime dhe këshilla ndajë institucioneve respektive shtetërore për menaxhim sa më efikas ndaj pandemisë, ka ftuar Qeverinë e vendit që urgjentisht të shprehë masa administrative ligjore ndaj kategorisë qytetare të cilët nuk po respektojnë masat Anti-Covid. Në një intervistë ekskluzive për ‘RADIO 1’, Kelmendi ka dhënë edhe propozim udhëzimet e daljes së vendit nga situata e rënduar shëndetësore dhe ekonomike.

“Të gjitha institucionet shëndetësore janë të ngarkuara. Do të vij momenti kur nuk do ketë hapësirë për ndihmë. I frikësohem momentit, sikur në Itali, kur nga njëri pacient e merr dhe ja bartë tjetrit  aspiratorin, sepse nuk do ketë për të gjithë. Andaj masat duhet ashpërsuar. Qytetarët i parapëlqejnë apelet dhe duhet të ndodhin apelet dhe fushatat nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK-ja dhe të tjerë, por mos harroni pa masa administrative ligjore, efekt ka shumë pak, po e shihni edhe vet. Po flas për masa ligjore administrative ndaj atyre që nuk i respektojnë masat. Vetëm me këtë formë ne i ja dalim të ruajmë shëndetin e asaj pjese të qytetarëve, të cilët i respektojnë masat.”

Ramiz Kelmendi që ka qenë edhe vet në Ekzekutiv, si zv/kryeministër, thotë se Qeveria e vendit në asnjë rrethanë nuk guxon të kontribuojë dhe ta lëshoi vetën në veprime të cilat ndikojnë që qytetari të humbë besimin në vendimet e saj. Kelmendi potencon se pjesa e qytetarëve të cilët nuk po respektojnë masat shëndetësore, janë fajtori kryesor i rrezikimit të shëndetit të pjesës tjetër e cila respekton këto masa dhe poashtu janë fajtori kryesor i rrezikimit të ekonomisë.

“Të gjitha masat tjera, përveç masave radikale janë të pavlera. Pa masa administrative, zbehet autoriteti implementiv i masave adekuate të nxjerra nga vet mekanizmat institucional. Qytetari nuk guxon me humbë besimin në vendimet e Qeverisë. Qeveria duhet të jetë shumë më e prerë. Qeveria duhet ta kuptojë që nuk ka mundësi që Policia dhe inspektorët të jenë në çdo pore të jetës së qytetarit. Pra prap po kthehem, pjesa që nuk po respekton masat, së pari po rrezikon qytetarët e ndërgjegjshëm, e të cilët janë prindërit e tyre, familjarët e tyre ndoshta dhe poashtu njejtë po rrezikon ekonominë, shëndetin e ekonomisë. E shëndeti ekonomik është e ardhmja jonë stabile jetësore.”-tha Kelmendi në ‘RADIO 1’.

Kelmendi tutje thotë se huazimi nga fondi pensional, nuk ka ndonjë efekt cilësorë, nëse krahas kësaj shteti nuk hynë në një kredi. Huazimi vetëm nga Fondi Pensional, sipas Kelmendi vetëm sa e thellon diferencën në mes të të varfërit dhe të pasurit.

“Shteti duhet të hyjë në kredi. Përveç huazimit nga Fondi pensional i cili e shton diferencën në mes të varfërit dhe të pasurit. Kjo për arsye se 10% e një të ardhure personale  me 250 euro, apo 10 % i një page në institucione mbi 700 euro, sërish ka dallim. Prandaj ata që kanë mjete më të mëdha sot, do marrin më tepër se sa qytetarët që kanë mjete më pak e ju duhen më shumë. Prandaj kjo diferencë e krijuar pastaj do krijojë një dëm në stabilitetin ekonomik e politik. Pra këtu edhe qëndron problemi dhe për të eliminuar këtë problem këtë diferencë, jam i sigurt se rrugëdalja është që shteti të marrë kredi dhe me atë të bëjë ndarje proporcionale për kokë banori, 50 euro, 100 euro apo edhe më tepër. Krejt kjo do të nxiste edhe konsumin dhe do ngjallte ekonominë. Krejt kjo përfundon diku me një kredi –borxh me rreth 300 milion euro, e që ju garantoj se për Qeverinë është kredi ose borxh minor. Shteti jonë është shteti me më së pakti borxhe në rajon dhe 300 milionshi nuk rrezikon asgjë.”-thotë ai.

Ramiz Kelmendi thotë se mosveprimi në kohë i mekanizmave institucional ka ndikuar që edhe ardhja e bashkëatdhetarëve të mos ndodhë sikur viteve të kaluara.

“Ardhja e bashkatdhetarëve do ishte më ndryshe, po qese masat do ishin më radikale diku nga fillimi i  muajit Qershor. Kjo është realja, ndërsa dëshira ime do ishte që bashkatdhetarët kur të vijnë të shohin një Kosovë pa maska, një Kosovë pa pandemi, një Kosovë ku do të mundë të shkonin në ahengje dhe të kryenin një ceremoni bashkimi familjarë që ndoshta ata e presin për një jetë të tërë. Pra nuk kam dëshirë që ata ta shohin Kosovën ashtu siç nuk po kam dëshirë ta shoh as vet. Mungesa e bashkatdhetarëve do të na shkaktojë një traumë të jashtëzakonshme financiare. Mos harroni sepse dikush ja u di e dikush po harron. Në këtë periudhë kohore, viteve të shkuara, për vetëm 30 ditë, mërgata jonë në Kosovë ka bërë shpenzim për rreth 500 milion euro.”-përfundoi Kelmendi.

 

Të ngjashme