Google ADS

AC Milan triumfon ndaj Sampdoria-s, siguron pjesëmarrjen në Evropa Ligë

21:29 | 29 Korrik 2020
Arbresh Info

AC Milan-i ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në udhëtim te Sampdoria, ndeshje e vlefshme për xhiron e 37-të.

“Rosonerët” fituan me rezultat bindës 0 – 3 dhe me fitore siguruan pjesëmarrjen në Evropa Ligë për edicionin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

Qysh në minutën e katër ishte Zlatan Ibrahimovic që ndryshoi shifrat, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Edhe gjatë pjesës së dytë, mysafirët dominuan, kurse rrugën drejt golit e gjeti Çalhanoglu në minutën e 54-të, ndërsa pas katër minutave Ibrahimovic trefishoi shifrat.

Golin e nderit për vendasit e realizoi Askildsen në minutën e 87-të, derisa Leao në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+2) vulosi fitoren.

Pas kësaj fitore AC Milan renditët në pozitën e gjashtë me 63 pikë, katër më shumë se Lazio që mban pozitën e shtatë, derisa Sampdoria qëndron në pozitën e 15-të me 41 pikë./arbresh.info.

https://twitter.com/CodinSamoila/status/1288556014283952130

https://twitter.com/lrotondo8/status/1288545603694276609

https://twitter.com/CalcioACMilan/status/1288551511816110082

https://twitter.com/IAmSaquon/status/1288550586254860288

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme