Numri i rasteve pozitive të ditëve të fundit, të konfirmuara me COVID-19 po shihet si rrezik për qytetarët e vendit tonë, derisa shëndetësia nëse vazhdohet i njëjti ritëm ka paralajmëruar se mund të futet në kolaps.
Ndërsa, për numrin e testimeve që po kryhen vazhdon të ketë kritika, veçmas nga opozita, të cilët vazhdimisht kanë thënë se janë në numër të vogël.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, personat të cilëve u bëhet testi për COVID-19 janë:
Nga Zyra për Informim e kësaj ministrie, thuhet se kërkesat janë të shumta për testim, e që brenda ditës kryehen më shumë se 400 të tilla e më pak se 600. E që sipas tyre mesatarja sillet rreth 500 teste molekulare në ditë nga IKSHPK.
Të njëjtit konfirmojnë se gjatë kësaj jave pritet të shikohet mundësia e kryerjes së testimeve edhe nga laboratorët privat.
“Gjatë javes pritet të fillojë shqyrtimi i aplikacioneve të institucioneve private që kanë aplikuar për testim dhe të rriten kapacitetet testuese edhe në testime serologjike krahas atyre me PCR që kryhen në IKSHPK.
Gjithashtu, teste molekulare (PCR) pritet që të kryhen ka fundi i gushtit edhe në 7 Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në 7 qytetet e mëdha të Kosovës, Qendra keto që janë nën autoritetin e IKSHPK-së”.
Kujtojmë që javën që kaloi Kosova mori si donacion 41.000 teste PCR nga Luksemburgu dhe Austria, e që kryeministri Avdullah Hoti pati potencuar se shumë shpejtë MSH do të nis procedurat edhe për 100.000 teste të tjera.
Por, nga Ministria e Shëndëtësisë në lidhje me këtë thonë se ka sasi të mjaftueshme të testeve, por që numri i tyre pritet të dyfishohet javët në vijim./indeksonline/
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve