Rrahje masive në mes të miturve në Pejë, njëri në gjendje të rëndë në spital

18:23 | 29 Korrik 2020
Arbresh Info

Me datën 26 korrik 2020, rreth orës 21:50, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se ne sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’ në Pejë, ka ndodhur një incident  në mes të disa të rinjve tё (mitur), në këtë incident ёshtё përdorur armë e ftohta (thikё), si pasojë njё (1) person kanë pësuar lëndime trupore, i njëjti ёshtё dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e pastaj  ёshtё dërguar në QKUK për shkak të natyrës sё lëndimeve, transmeton arbresh.info.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë njёrin nga tё dyshuarit.

Pas njё pune operativo-hetimore, sot me datё 29.07.2020, njësitet e hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, kanё arritur ta arrestojnё edhe tё dyshuarin e dytё.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit personave tё dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor./arbresh.info/

FOTO ILUSTRUESE

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme