Agjenti i Mesut Ozil-it, Erkut Sogut ka bërë me dije se klienti i tij nuk mendon për largimin nga Arsenal-i.
Ozil-it i ka mbetur edhe një vit kontratë me “Topçinjtë”, ndërsa është i shumë kërkuar nga Fenerbahce, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, agjenti e ka bërë me dije se lojtari nuk do largohet dhe do qëndrojë në “Emirates” deri në vitin 2021.
“Mendoj se Mesut Ozil nuk ka ndryshuar mendjen. Ai do vazhdojë të jetë deri në verë të vitit 2021, i ka mbetur edhe një vit kontratë. Asgjë s’ka ndryshuar. Është lojtar i Arsenal-it”.
“Në vitin 2021, ai 90% do largohet nga Arsenal-i. Çfarë mund të them është se ai do të luaj në një klub tjetër. Ai mund të luaj në Azi ose Amerikë. Turqia mbetet opsion”, deklaroi ai.
Thuhet se Ozil-i ka refuzuar super ofertë nga Fenerbahce, vetëm që të mos largohet nga gjiganti anglez./arbresh.info.
Përmbytjet katastrofike në Spanjë, 500 forca të tjera ushtar...
Mjegull e madhe në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Sulmet ruse në Kharkiv, një viktimë dhe 30 të plagosur
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Të poshtëruar nga Barcelona në El Clasico, por Perez synon t...
19 të plagosur në Izrael pas sulmeve me raketa