Madonna censurohet nga Instagrami për përhapje të dezinformatave rreth Covid-19

12:36 | 29 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Madonna u censurua nga Instagrami pasi publikoi video që përmbante informacion të rremë.

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, së fundi publikoi një video, e cila fliste rreth koronavirusit, shkruan lajmi.net.

Videoja me teori konspirative për COVID-19, bëri që këngëtarja të censurohet nga Instagrami, ngase u vlerësua se kishte informacion të rremë.

Përmbajtja e asaj videoje ishte e tillë që thoshte se vaksina për të luftuar koronavirusin është gjetur, por po fshihet me qëllim që t’i lejojë të pasurit, të pasurohen më shumë.

Instagrami e fshiu atë video nga Instagrami i Madonnës këtë video, ngase vlerësoi se ishte dezinformatë dhe se kishte pranuar reagime të panumërta nga ndjekësit.

Kujtojmë se muaj më parë, Madonna kishte deklaruar se e kishte pasur koronavirusin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme