Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.
Gjithashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër personave të dyshuar, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave. Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër katër (4) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesëpër caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së
paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48
orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur katër (4)
aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuroria
Speciale
Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat
/ / 8-9 / 7-7 / / 4-5 19-21
Ndalimet / 2 1 / 1 3 1 1 9
Paraburgimet:
kërkesat – personat
/ 2-2 1-1 / 1-1 / / / 4-4
Bastisjet / / / / / / / / /
Sekuestrimet / / / / / / / / /
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
///////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një
(1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e
narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një
(1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së
paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së
paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në
kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person pasi dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRKsë.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një (1)
person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza
kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuzë kundër pesë (5) përsonave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) përsonave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) përsoni për veprën penale “Dhuna në familje” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) përsoni për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope
ose analoge” .
4. Prokuroria Themelore Pejë:
///////
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të
dyshuar, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër (2) personave për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të
Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprënt penale
”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së dhe veprën penale “Përdorimi i armës
apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të
bazuar se kanë kryer veprën penale ”Sulmi” sipas KPRK-së
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një
(1) person të dyshuar, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në
kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas
KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër
pesë (5) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen
e veprës penale”.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...