Një fshat i vogël spanjoll është izoluar plotësisht pasi një 12-vjeçare ka rezultuar e infektuar me Covid-19. Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për fshatin Sotillo de las Palomas.
Kryetari i komunës deklaroi se shumica e banorëve të këtij fshati janë të moshuar dhe janë në kategorinë e riskut të lartë, e rrjedhimisht ka ardhur dhe kjo masë e menjëhershme.
Ai u ka kërkuar të gjithëve banorëve të qëndrojnë në shtëpi të paktën dhjetë ditë.
Ende nuk dihet se cili ka qenë kontakti i të miturës, përmes të cilit ajo është infektuar, teksa ka nisur hetimi epidemiologjik.
12-vjeçara, e cila është izoluar në banesë, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Deri më tani shifrat e Spanjës tregojnë për 6.361 raste të reja infektimi që nga e premtja. Vendi tashmë ka regjistruar 278782 të infektuar dhe 28434 viktima.
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?