Inter-i ka arkëtuar tri pikë të reja në “San Siro” ndaj Napoli-t, ndeshje e vlefshme për xhiron e 37-të të Seria A.
Skuadra e Antonio Conte shënoi dy herë në portën e mysafirëve që t’i arkëtojnë tri pikë, shkruan portali arbresh.info.
Ishte D’Ambrosio që pas asistimit së Biraghi-t dërgoi portën në rrjetë në minutën e 11-të, rezultat me të cilën skuadrat shkuan në pushime.
Ndërsa, gjatë pjesës së dytë ishte ylli i skuadrës Lautaro Martinez, që në minutën e 74-të vulosi fitoren e “Neurazurëve” me një super gol rreth 20 metrave larg portës.
Kjo fitore nuk i ka hyrë në punë Inter-it, ngase Juventus-i e ka fituar titullin, mirëpo ia ka prishur punët skuadrës së Napoli-t, të cilët duhet të shpresojnë për dy humbje të AC Milan-it që të renditën në pozitën e gjashtë.
Momentalisht Inter-i mban pozitën e dytë me 79 pikë, kurse Napoli renditët në pozitën e shtatë me 59 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/RenzoMPantich/status/1288226816763801604
https://twitter.com/JustFootballES/status/1288213659437666309
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...