Google ADS

Policia dhe Inspektorati në aksion nga ora 22:30, kush del jashtë shtëpisë do të gjobitet

22:54 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Qeveria e Kosovës mori vendim që në disa komuna të kufizohet lëvizja e lirë e qytetarëve nga ora 22:30 deri në orën 05:00.
Qytetarëve u ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.

Që prej  se sonte, trupa të përbashkët të përbërë nga policë, inspektorë dhe të tjerë nga niveli komunal do të kontrollojnë qytetarët e këtyre komunave nëse po i zbatojnë ose jo masën e re që sapo hyri në fuqi.

Madje, këto grupe që do të jenë të shumta në numër nuk do të kenë mëshirë në shqiptimin e gjobave.

Megjithatë, qytetarëve u lejohet të dalin në raste urgjente shëndetësore; Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten; Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare; Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes; Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (por, nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar).

Po ashtu, obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës t’i bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre, si dhe obligohen institucionet punëdhënëse të krijojnë kushte që në mjedise pune kjo distancë të aplikohet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme