Legjenda holandeze Marco van Basten, beson se mbrojtësi Matthijs de Ligt nuk e ka bërë vendimin e duhur që t’i bashkohet Juventus-i.
Vitin e kaluar De Ligt kërkohej nga skuadrat e mëdha si Real Madrid, Barcelona, Manchester City, por zgjodhi t’i bashkohet Juventus-it, me të cilët është duke luajtur startues, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Van Basten ka thënë se De Ligt nuk është përmirësuar dhe nëse do kalonte te ndonjë skuadër tjetër do ishte më i mirë.
“Nuk mendoj se De Ligt ka qenë më i mirë se me Ajax-in në sezonin e kaluar. Chelieni është lider ndërsa Bonucci bën gjërat e tij. Ai nuk organizon dhe nuk e lejon Matthijs të mësojë çfarë të bëjë në fushë”.
“Chiellini gjithashtu i ndihmon lojtarët gjatë fushës. De Ligt do mësonte më shumë nëse i bashkohej ndonjë skuadre si Barcelona, Real Madrid ose Manchester City”, deklaroi ai.
De Ligt arriti që në sezonin e parë të fitoi Seria A, kurse mbesin në garë për Ligën e Kampionëve, aty ku do përballen me Lyon-in./arbresh.info.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...