Dështon transferimi i Koulibaly-t te City, kjo është arsyeja

22:19 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Manchester City nuk do ofrojë mbi 65 milionë euro për qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly dhe lojtari nuk do shitet në këtë çmim.

Sipas Sky Sport Italia, Napoli do e lirojë Koulibaly-n vetëm nëse ofrohen 75-80 milionë eurom transmeton portali arbresh.info.

Ndërsa, në këtë aspekt senegalezi nuk është në nxitim që të largohet nga “San Paolo”.

Thuhet se City ka ofruar 65 milionë euro dhe ofertë është konsideruar e papranueshme nga ana e “Napolitanëve”.

Kontrata e Koulibaly-t skadon në vitin 2023 dhe më herët ka deklaruar se është i gatshëm të qëndrojë te Napoli për gjithë karrierën.

Manchester United dhe Liverpool gjithashtu janë të interesuar, por s’kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme