Google ADS

Puthje, përqafime! Oriola Marashi publikon për herë të parë foto me Eros Grezdën

21:58 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Ditën e djeshme modelja Oriola Marashi na tregoi se ka filluar pushimet së bashku me të dashurin e saj Eros Grezda, destinacionin të cilin kanë vendosur ta mbajnë sekret.

Modelja ka ndarë dhe ditën e sotme imazhe nga pushimet e saja me futbollistin por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte video e publikuar në Instastory teksa ajo përqafonte dhe ledhatonte të dashurin e saj.

Sërish ajo nuk e publikoi fytyrën e plotë të tij po nisur nga varësja në qafë dhe këmisha që ai mbante veshur pas dyshim që ishte Erosi.

Nga ana tjetër, futbollisti i kombëtares ka shpërndarë një video në instastory, ku shihet se po luan futboll me partneren, ndërsa Oriola shihet e veshur me rroba banjo të bardha në rolin e portieres.

Kujtojmë se ata janë fejuar dhe thashethemet u përforcuan nga vetë modelja që postoi disa javë më parë disa foto në Instagram, ku binte në sy një unazë në gishtin e fejesës./dosja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme