Portieri i Atletico Madrid-it, Jan Oblak që disa javë është në ‘radarin’ e gjigantit anglez Chelsea.
Ka raportime që slloveni është i hapur për kalimin në Premierë Ligë, mirëpo kështu nuk mendon presidenti i Atletico-s, Enrique Cerezo, transmeton portali arbresh.info.
Cerezo ka thënë se ka kontratë me Atletico-n dhe është e zakonshme që kërkohet nga top klubet evropiane.
“Për mua, Oblak është portieri më i mirë në botë. Kam respekt për Courtois, është tjetër portier i mirë dhe fatmirësisht të dy kanë vendosur fanellën dhe kanë fituar trofe”.
“Oblak ka kontratë me Atletico-n. Është e zakonshme që ka oferta nga klubet e tjera të mëdha”, deklaroi ai.
Për shërbimet e Oblak, Chelsea duhet të paguajë klauzolën prej 120 milionë euro./arbresh.info.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...