Google ADS

Dy gjigantët turk në garë për Blend Baftiun

21:05 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Gjatë kësaj vere ylli i Ballkanit, Blend Baftiu mund t’i jap fund aventurës në Suharekë.

Baftiu ka shkëlqyer këtë sezon duke qenë golashënuesi numër një në Superligën e Kosovës, derisa i ka ndihmuar skuadrës të renditën në pozitën e tretë në tabelë dhe të jenë deri në finale të Kupës së Kosovës, shkruan portali arbresh.info.

Baftiu gjatë këtij edicioni realizoi 19 gola dhe kjo super formë ka bërë të jetë në listën e lojtarëve të kërkuar nga dy gjigantët turk Galatasaray dhe Besiktas.

Sipas mediave të mëdha turke, dy top klubet turke e duan 22-vjeçarin sepse janë mahnitur nga përformancat e tij.

Baftiu pritet që nesër të jetë titullar në finalen ndaj Prishtinës dhe iu duhet fitore në mënyrë që Ballkani të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme