Google ADS

Johnson paralajmëron: Ka shenja të një vale të dytë të Covid-19 në Evropë

20:11 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e mbrojti vendimin e qeverisë së tij për të futur në karantinë udhëtarët që vijnë nga Spanja, duke thënë se ka shenja të valës së dytë të koronavirusit në disa pjesë të Evropës.

Kryeministri tha se qeveria duhej të ishte “e shpejtë” në marrjen e masave, dhe se do të vazhdojë të ndërmarrë veprime të mëtejshme aty ku është e nevojshme.

Ai shtoi se individët duhet të vendosin vetë nëse duan të rrezikojnë dhe të shkojnë jashtë vendit në rrethanat aktuale, shkruan BBC.

”Le të jemi plotësisht të qartë për atë që po ndodh në Evropë, në mesin e disa miqve tanë evropianë. Unë druaj se në disa vende kanë nisur të shihen shenjat e valës së dytë të pandemisë”, tha Johnson.

Komentet vijnë pasi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të ndryshuar rregullat për vendin e tij, është i padrejtë.

Deri më tani në Evropë, Britania e Madhe ka numrin më të lartë të rasteve me koronavirus, mbi 301,000, ndërsa pas vjen Spanja me mbi 278,000.

 

Të ngjashme